×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Kurti planifikon udhëtim në SHBA me ftesë të NDI, jo të qeverisë amerikane

    Insajderi
    13 August 2024 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se nëse kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, nuk udhëton në SHBA me ftesë të qeverisë amerikane.

    Këtë ai e tha në bashkëbisedimin që pati sot për Radio Evropa e Lirë, ndërsa u pyet për të konfirmuar prezencën e Kurtit në atë ngjarje.

    ”Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”.

    Në këtë event Kamala Harris do ta pranojë nominimin si kandidate të demokratëve përballë republikanit Donald Trump, në kuadër të zgjedhjeve të nëntorit që mbahen në SHBA.

    Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane është sfiduar nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij “në disa mënyra”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark