Hovenier paraqitet me video, dënon djegien e një shtëpie në Istog – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier paraqitet me video, dënon djegien e një shtëpie në Istog

    Insajderi
    11 July 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar djegien e qëllimshme të një shtëpie në Istog.

    Ai ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku e ka xhiruar një video dhe e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter.

    Sipas tij, familja në fjalë ka të drejtë që të kthehet në pronën e tyre.

    “Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark