Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për kërkesën që i është bërë Kosovës për të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin.
“Hovenier tha se ShBA është duke shpresuar që do të shohë përparim sa i përket Asociacionit.
Hovenier po ashtu tha se është kërkesa për të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin nuk është bërë vetëm nga ShBA’të, por edhe nga BE dhe vendet e Kuintit.
“E kemi bërë të qartë se duhet të krijojë mundësinë që këto komuna me shumicë serbe të koordinohen me njëra-tjetrën për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive komunale që u takojnë në bazë të Kushtetutës aktuale të Kosovës në disa fusha, si shëndetësi, arsimim dhe të tjera. Dhe e them sërish, jam shumë komod me këtë kërkesë që nuk po bëhet vetëm nga Shtetet e Bashkuara por nga Bashkimi Evropian, të gjitha vendet e Kuintit, nga të gjitha shtetet dhe institucionet në të cilat mbështetet Kosova dhe ku i duhet të mbështetet për të arritur vizionin e saj për integrim evropian. Po shpresojmë se do të shohim përparim”, tha Hovenier për Zërin e Amerikës.