×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke, asgjë më pak

    Insajderi
    11 June 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

    Hovenier u shpreh se duhet angazhim kolektiv për sfida politike, si dialogu.

    “Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Europë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë”, tha Hovenier në një panel diskutimi në samitin “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë.

    Më tutje ai theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut.

    “Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

    Hovenier përsëriti qëndrimin se SHBA-ja nuk pajtohet me deklaratën e Serbisë ku Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

    “Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha ambasadori amerikan.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark