Hovenier reunion me Ekpin e Unitetit në Vjenë, Kurti dikur iu dërgonte kashtë dhe ia përmendte Titon – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier reunion me Ekpin e Unitetit në Vjenë, Kurti dikur iu dërgonte kashtë dhe ia përmendte Titon

    Insajderi
    31 May 2022 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim me “Ekipin e Unitetit” të Kosovës, që ishin negociatorë në bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006-2007.

    Përmes një postimi në Twitter, ai ka publikuar dy foto të këtij ekipi, një të realizuar pas takimit të sotëm dhe një tjetër të dikurshme.

    “Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”, shkroi ndër tjerash ai.

    Madje, ambasadori theksoi se gjatë takimit kanë kujtuar të kaluarën dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë.

    “Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, shkroi ndër tjerash ai.

    Ndryshe, në takim ishin prezentë Veton Surroi, Skender Hyseni, ish-presidenti Fatmi Sejdiu, Agim Çeku, Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri, Ardian Gjini etj.

    Hovenier gjatë vitit 1999 kishte qenë pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.

    Po ashtu, ai në vitin 1999 ka qenë pjesë e delegacionit të ShBA-së për bisedimet paqësore për çështjen e Kosovës, në Konferencën e Rambujesë, e cila ka filluar punimet më 6 shkurt të atij viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark