Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet ndaj patrullës së EULEX-it dhe policisë.
Hovenier thotë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme.
Në Twitter, ai shkroi se përgjegjësit duhet të sillen para sistemit të drejtësisë së Kosovës.
“SHBA i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
Një patrullë e EULEX-it mbrëmë u sulmua me shok-bombë në Rudarë, ndërkohë që nuk pati të lënduar.