Hovenieri në Ditën e Çlirimit: ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenieri në Ditën e Çlirimit: ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet

    Insajderi
    12 June 2024 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

    “Sot iu bashkova zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të dalluar për të shënuar 25-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO- në Kosovë, që i dha fund kampanjës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit”, ka shkruar Hovenieri në X.

    “Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që e kanë luajtur, bashkë me aleatët, për t’i stopuar horroret dhe për të mbështetur të gjithë popullin e Kosovës për ta realizuar të ardhmen e tyre si shtet sovran, i pavarur, multietnik, dhe demokratik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark