Hoxha Enis Rama: Është gabim të vizitohen varrezat për Bajram - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxha Enis Rama: Është gabim të vizitohen varrezat për Bajram

    Insajderi
    02 May 2022 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enis Rama, kryetar i BIK’ut për Mitrovicën, ka qenë mysafir në emisionin Frontal në T7 ku ka folur për festën e Bajramit.

    Hoxha nga Mitrovica, mes tjerash sqaroi një traditë që e kanë familjet shqiptare e që sipas tij është e gabuar.

    Ai ka thënë se vizita në varreza për Bajram është gabim dhe nuk është në një linjë me objektivat e festës.

    “Nganjëherë njerëzit bajn veprime që e prishin atmosferën e gëzimit. Një prej atyre është, unë e di që është traditë te na dhe nuk po di me hy në plagë të askujt, mos te keqkuptohem, por vizita të varrezat për Bajram nuk është e duhura. Një vit ke me i vizituar varrezat, ata pas Bajrami nuk çohen, ata qaty janë”, ka thënë Rama.

    Ky i fundit thotë se ky veprim bie ndesh me objektivin që ka Bajrami.

    “Unë mendoj se nuk është në përputhje me objektivin e bajramit. Ata nuk presin vizitë nga ne ditën e Bajramit”, ka thënë Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark