Hoxha Fatmir Latifi nga protesta: UÇK është kauzë gjithëkombëtare, duhet ta kryejmë obligimin për hatër të Zotit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Fatmir Latifi nga protesta: UÇK është kauzë gjithëkombëtare, duhet ta kryejmë obligimin për hatër të Zotit

    Insajderi
    07 August 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesë e protestës masive në kundërshtim të Gjykatës Speciale është edhe hoxha Fatmir Latifi.

    Latifi në një prononcim për Insajdeirn ka deklaruar se kjo është thirrje për drejtësi dhe se UÇK’ja është kauzë gjithëkombëtare, pa dallim partie e besimi, shkruan Insajderi.

    “Kjo është thirrje për drejtësi, UÇK-ja është një kauzë gjithkombëtare, pa dallim partie e pa dallim besimi, të gjithë jemi bijtë e shqipes. Ne duhet ta kryejmë këtë obligim për hatër të Zotit, ta çojmë lart e më lart kauzën dhe amanetin e dëshmorëve tanë. Krerët tanë po mbahen padrejtësisht atje, andaj ja sot ja kurrë duhet t’i kthehen mëmëdheun”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark