Hoxha: Fuqizimi i sundimit të ligjit nuk ka alternativë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Fuqizimi i sundimit të ligjit nuk ka alternativë

    Insajderi
    07 December 2016 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja Dhurata Hoxha mori pjesë në takimin e Bordit të projektit të UNDP-së “Mbështetje për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, me ç’rast  theksoi rëndësinë e mbështetjes që vjen nga partnerët e Ministrisë së Drejtësisë për reformën ligjore dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

    “Ministria e Drejtësisë është duke përmirësuar llogaridhënien e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke reformuar, në aspektin ligjor, procedurat disiplinore kundër tyre; Jemi duke kompletuar mes tjerash reformën e të drejtave pronësore e cila do të ngërthen në vete legjislacionin mbi pronën publike dhe do të sqarojë administrimin e të drejtave pronësore ekzistuese ne vend”, theksoi ministrja Hoxha.

    Sipas saj, mbështetja nga UNDP dhe Ambasada e Norvegjisë në këtë rast, duke përfshirë këtu edhe partnerët tjerë, është shumë e nevojshme, sepse, me këto reforma synohet krijimi i një baze të shëndoshë për funksionim më efikas dhe efektiv të sektorit të sundimit të ligjit, njofton kjo Ministri.

    Ajo ka thënë se lalë mbështetjes së këtij projekti, dhe disa projekteve tjera nga partnerë tjerë ndërkombëtarë,  Ministria e Drejtësisë, ka kompletuar këtë vit pakon e reformës ligjore e cila adreson mangësitë funksionale në profesionet e lira siç janë ndërmjetësimi dhe provimi i jurisprudencës.

    Ministrja Hoxha vlerësoi lartë përkushtimin e ekipit të projektit, përfaqësuesit relevant dhe përfitues të projektit, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Ndërmjetësimi dhe Gjykata e Apelit duke falënderuar Ambasadën e Norvegjisë për kontributin pa mbështetjen se cilës nuk do te mund të realizoheshin këto rezultate dhe prioritete./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark