Hoxha- Lunaçek-ut : Do i adresojmë kërkesat e raportit të progresit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha- Lunaçek-ut : Do i adresojmë kërkesat e raportit të progresit

    Insajderi
    10 November 2016 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka takuar Ulrike Lunaçek, nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën, një ditë pas publikimit të raportit të progresit.

    Hoxha gjatë këtij takimi, shprehu përkushtimin në  realizimit të reformave për sundimin e ligjit, dhe forcimi i shtetit ligjor si kriteri i dytë për procedim e liberalizimit të vizave.

    “Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, përfshin politikat kundër korrupsionit, reformës në drejtësi, sistemin e llogaridhënies, transparencës së funksionimit të institucioneve. Ne do t’i ëojmë këto rekomandime”, theksoi Hoxha.

    Hoxha, foli për ecurinë e rishikimit gjithëpërfshirës të legjislacionit, sic është Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale që prekin çështjet thelbësore të evidentuara në Raportin e Progresit.

    Ndërkaq Ulrike Lunaçek potencoi se progresi i arritur duhet çuar përpara sepse rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme dhe ofroi mbështetjen e saj të plotë që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe me sukses. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark