Hoxha: Ndryshimi i Kodit Penal, për rritjen e efikasitetit në drejtësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Ndryshimi i Kodit Penal, për rritjen e efikasitetit në drejtësi

    Insajderi
    26 July 2016 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Institucionet e drejtësisë në Kosovë janë shprehur të bindura se integrimi i sistemit gjyqësor në veri do të ndodhë, përkundër sfidave që ata kanë paralajmëruar se do të ketë.

    Gjatë një takimi të zhvilluar mes ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi u tha se do të bashkëpunohet në mënyrë që të kemi një sistem gjyqësor sa më efikas.

    Hoxha ka deklaruar se do të përkrahë Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të rritur efikasitetin.

    “Ne si ministri do të punojmë me Këshillin, pa e cenuar pavarësinë e gjyqësorit, do të jemi afër për t’i ndihmuar dhe do të bëjmë reformat përkatëse për legjislacion në ngritje të efikasitetit”.

    “Gjithashtu kemi biseduar edhe për integrimin e gjyqësorit në veri, dhe ne si ministri kemi përkrahur këtë proces”, ka shtuar ministrja Hoxha, raporton lajmi.net

    Ndërsa Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se në këtë takim u diskutua edhe për integrimin e sistemit të drejtësisë në veri, për të cilën gjë ai u shpreh i bindur se do të ndodh.

    “Biseduam për çështjen e veriut dhe për shtimin e vendeve të punës për gjyqtarë, që do të fillojnë punën në shtator dhe në muajin tetor do të bëhet finalizimi. Natyrisht do të ketë sfida por ne do t’i tejkalojmë së bashku me Ministrinë e Drejtësisë”.

    Ai tha se zvarritja e emërimit të gjyqtarëve ka ndodhur për shkak se disa nga kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet.

    Ministrja Hoxha në këtë konferencë ka folur edhe për propozimin e ndryshimit të Ligjit për Kodin Penal të Kosovë, nga presidenti Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

    Ajo ka thënë se për këtë janë në bisedime me Thaçin dhe se ç’do ndryshim do të bëhet për rritje të efikasitetit në drejtësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark