Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë kokainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë kokainë

    Insajderi
    03 June 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Artan Hoxha tha se në festivalet verore të të rinjve që organizohen kryesisht në zonat bregdetare, shpërndahet një sasi e madhe lëndësh narkotike sintetike që vjen kryesisht nga Kosova.

    Ai tregoi për Euronews Albania rastin e një shqiptari të kapur në portin e Odesës duke çuar kokainë në Ukrainë, pasi siç tha për shkak të konfliktit dhe traumës me të cilën përballen ushtarët, kërkesa në atë zonë është rritur ndjeshëm.

    “Rritja e festave verore rinore, aty është me tender kush merr aksesin për ta furnizuar. Ajo e Shëngjinit ka 15 mijë njerëz, në këto raste kur mbaron aktiviteti bën ca arrestime policia dhe kapen ca kosovare aty se ata janë operatorët e rinj në treg. Rastet kur u kapën mbi 11 mijë doza ekstazi, në Kosovë blihen deri 3 euro, në Tiranë shitet deri në 40 mijë lekë. Gjenden lirë, janë  pilula dhe shumë kollaj për ta trafikuar. Në Evropë vendi ku po shitet më shumë kokainë është konflikti Rusi-Ukrainë. Mbaj mend që sapo filloi konflikti u kap një shqiptar nga Fieri në Odesa, po çonte kokainë, e konsumojnë ushtarët. Po ka një shoqëri që është në traumë, janë ata, si do ta përballojnë? Ndaj ka gjetur rritje kërkesa në atë zonë. Shqiptarët ishin në portin e Odesës, iu gjetën në vend 30 kg dhe po çonte 250 kg që ishte ngarkesa e plotë”, tregoi Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark