Hoxha që u gjobit më 300 euro për ngritjen e flamurit në xhaminë e Preshevës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha që u gjobit më 300 euro për ngritjen e flamurit në xhaminë e Preshevës

    Insajderi
    27 November 2016 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në të tria komunat e banuara me shumicë shqiptare vazhdon të ndalohet nga Serbia.

    Në xhaminë e fshatit Geraj, në komunë të Preshevës, nuk do të vendoset sivjet flamuri kuqezi. Simboli i pavarësisë së Shqipërisë në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami. Por hoxha i fshatit, Hafiz Nexhatiu thotë se nuk do të vendoset më flamuri aty, shkruan Zëri.

    Ai ishte gjobitur me 300 euro pasi në xhaminë, në të cilin ai është imam, për festën kombëtare ishte vendosur flamuri.

    “E kishin vendosur do djem të rinj. Nuk do ta vendosim më”, thotë Hafëz Nexhatiu, hoxhë në këtë fshat.

    Ai nuk preferon shumë të flasë për gjobën që kishte marrë. As për atë nëse duhet vendosur flamurin. “Le ta vendosin në Komunë një herë…”, ka thënë Hafiz Nexhatiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark