Hoxha: Qeveria e mbyll Klan Kosovën duke e cenuar demokracinë – nënshtrimi nuk kalon – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Hoxha: Qeveria e mbyll Klan Kosovën duke e cenuar demokracinë – nënshtrimi nuk kalon

    Insajderi
    28 July 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

    Hoxha tha se dje në kuvend iu kufizua hapësira e punës së gazetarëve, ndërsa sot, Qeveria e Kosovës e mbyll Klan Kosovën.

    “’Ua kisha ndalu me folë, me ligj”…i pati thënë ministrja e Drejtësisë një deputeti të opozitës në Kuvend, në tempullin e fjalës së lirë dhe demokracisë”.

    “Sot, Qeveria e Kosovës e mbyll mediumin Klan Kosova duke e cenuar fjalën e lirë dhe demokracinë. Shoqëria kosovare nuk e ka duruar nënshtrimin as dikur në rrethana të tjera. E as sot, nënshtrimi NUK KALON”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark