Hoxha: S’ka sundim të ligjit pa respektimin e të drejtave pronësore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: S’ka sundim të ligjit pa respektimin e të drejtave pronësore

    Insajderi
    11 April 2017 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se është e përkushtuar për avancimin e sistemit juridik dhe sundimin e ligjit.

    “Sundimi i ligjit nuk fuqizohet vetëm nga institucionet, por nga të gjithë qytetarët dhe nga ju student. Ju jeni ata, të cilët qysh gjatë studimeve, njoftoheni për së afërmi me ligjin dhe të drejtën, me hierarkinë e normave juridike dhe konceptin e të drejtës pozitive, por më e rëndësishmja është që qysh në këtë fazë të  pranoni dhe kuptoni se askush dhe asgjë nuk mund dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha ministrja Hoxha gjatë një ligjërate para studentëve në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

    Sundimi i ligjit, shtoi ajo, nënkupton barazi para ligjit, dhe kjo arrihet vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët e gëzojnë këtë të drejtë.

    Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e të drejtave pronësore duke vlerësuar se kjo e drejtë do të jetë efikase vetëm atëherë kur qytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre pronësore dhe me lehtësi i gëzojnë ato në praktikë.

    “Ju tashmë e dini se të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat pronësore në veçanti, kanë veprim erga omnes. Andaj le ta respektojmë të gjithë këtë parim, le ta inkurajojmë dhe ndihmojmë njëri tjetrin që t’i realizojmë këto të drejta. Vetëm kështu mund t’i dëshmojmë të gjithëve se populli ynë ka përqafuar vlerat dhe parimet demokratike”, tha ajo.

    Në anën tjetër, rektori Alush Musaj ka falënderuar ministren Hoxha për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur me studentët, të cilët janë pasqyrë e arsimit superior, me përkushtim dhe motivim për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe të arsimit juridik, i cili bazohet në vlera evropiane, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark