Hoxha tregon shenjat kur prekesh nga magjia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha tregon shenjat kur prekesh nga magjia

    Insajderi
    06 April 2023 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dritan Beqiri, hoxha i cili është është bërë shumë viral në rrjetet sociale për heqjen e magjive ka folur sot në “Shqipëria Live”.

    Një ndër magjitë dhe specialitetet e tij janë magjitë me vezë. Sipas hoxhës ato janë të rrezikshme dhe duhen trajtuar me shumë kujdes.

    “Leximi i rukjeve bëhet në veshin e djathtë me zë të lartë. Kjo është traditë profetike. Shërimi varet nga forma dhe ndikimi i personit nga magjia. Por shërimi fillon që pas leximit. Unë i shoh magjitë sipas simptomave që ato shfaqin.

    Personat që duan të shërohen duhet të falen të 5 vaktet, të lexojnë kuranin dhe të largohen nga harami.

    Edhe persona të feve të tjera vijnë dhe pranojnë që t’i ndihmoj.

    Gati 46 % vijnë nga Tirana, më pas nga jugu.

    Arjon Muça: Çfarë do të thotë magji me vezë?

    Magjia me vezë, ka simptoma:

    Shkatërrim total ekonomik, sherr në familje dhe ftohje mes pjesëtarëve të familjes.

    Erjona Rusi: Magjia me e vështirë që keni hasur?

    Më e rrezikshmja është kjo me vezë dhe ajo e ndarjeve, që sjell probleme sociale.

    Unë se shoh dot se kush e ka bërë. Magjia bëhet për shkak të lakmisë.

    Arjon Muça: Përse bëjnë magji me ushqime?

    Përfitojnë nga rasti për t’i ngrënë dhe t’ua përcjellin. Para disa vitesh përdornin nuska”, tha hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark