Hoxhaj: Daçiqi jeton në të kaluarën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Daçiqi jeton në të kaluarën

    Insajderi
    16 July 2016 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër faktit se provon të prezantohet si i moderuar, në sytë e homologut të tij kosovar, ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq, mbetet njeri që jeton në të kaluarën.

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit përshkrimin që i bënë në librin “Ngritja e një shteti”, politikanit serb, shkruan Telegrafi.

    “Ky është zhvilluar si politikan në kohën Millosheviqit dhe mënyra si tregon barsoleta apo se si i mban setrat me mëngët më të gjata se duart, tregon se jeton në të kaluarën komuniste. E kaluara e tij është e tmerrshme dhe gjenocidiale”, ka thënë Hoxhaj.

    Tek ka folur për kryeministrin serb, Aleksandër Vuciq, Hoxhaj ka thënë se është politikan prepotent dhe i paqëndrueshëm emocionalisht, por ka arritur të marrë vendime më të mira.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark