Hoxhaj: Dialogu merr kuptim vetëm me njohjen e pavarësisë nga Serbia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Dialogu merr kuptim vetëm me njohjen e pavarësisë nga Serbia

    Insajderi
    08 October 2016 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajturt një ligjëratë në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare gjatë vizitës së tij dyditore në Holandë.

    Në këtë ligjëratë, ndër të tjerash ministri Hoxhaj ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë nga Serbia.

    Sipas tij, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundoj me njohjen e ndërsjellë”.

    Ai ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se gjatë ligjëratës poashtu ka folur edhe për “të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj.”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark