Hoxhaj: BE duhet ta shpërblej Kosovën për kompromiset me Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: BE duhet ta shpërblej Kosovën për kompromiset me Serbinë

    Insajderi
    23 February 2017 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shpërblejë së shpejti Kosovën, të paktën me statusin e vendit kandidat për anëtarësim, për shkak të siç ka thënë ai ” kompromiseve që Kosova ka bërë me Serbinë në dialogun e Brukselit”.

    Pos kësaj, Hoxhaj derisa ka konfirmuar dhe ka shprehur gëzimin për vizitën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherhini në Kosovë më 3 mars ai nuk ka qenë në gjendje të thotë se nëse atë ditë do të hapet edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë.

    Këto komente, kryediplomati kosovar i ka bërë pas raportimit të disa ministrave në Komisionin për Stabilizim-Asociim ku shumë nga ministrat kanë raportuar për më shumë se tre orë lidhur me atë se sa dikasteret e tyre kanë plotësuar obligimet që dalin nga MSA-ja, njofton Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark