Hoxhaj e Delawie bisedojnë për raportin e ri mes Kosovës e NATO-s – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj e Delawie bisedojnë për raportin e ri mes Kosovës e NATO-s

    Insajderi
    03 October 2016 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ku kanë diskutuar për agjendën e fundit të Kosovës në politikën e jashtme veçmas raportin e ri me NATO-n që pritet të jetësohet nga fundi i këtij viti.

    “Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin amerikan me vizitën e tij të fundit në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe në Bruksel e Strasburg ku në fokus ka pasur lobimin për njohjen e Kosovës, agjendën e liberalizimit të vizave dhe veçmas të raporteve të reja që Kosova pritet të gëzojë me NATO-n”, thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar medieve.

    “Pata një takim të rregullt dhe informativ për të shkëmbyer zhvillimet e fundit në politikën e jashtme të Kosovës. SHBA-të si brenda ashtu edhe jashtë janë njëri prej shteteve kyçe mbështetëse të Kosovës dhe takimi e koordinimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë është i domosdoshëm. Veçmas e informova dhe kërkova përkrahjen për fazën e re që Kosova po synon ta ndërtojë me NATO-n nga fundi i këtij viti ku tashmë është projektuar edhe nga ana e Aleancës Veriatlantike”, ka thënë Hoxhaj.

    Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Delawie edhe për vizitën e tij në Bruksel dhe Strasburg, dhe nevojën e domosdoshme për të fituar të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark