Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të papranueshme deklaratën e djeshme të OSBE-së, në lidhje me kushtet e sigurisë për numërimin e votave të presidencialeve serbe në Kosovë.
Kryediplomati kosovar Hoxhaj ka thënë që “nuk ka asnjë arsye që të vihen në dyshim kushtet e sigurisë për numërimin e votave të serbëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës.”
Sipas Hoxhajt, vetë fakti që Kosova ka lejuar që edhe serbët e Kosovës të votojnë në këto zgjedhje dhe ka garantuar kushtet e sigurisë flet për përkushtimin e institucioneve të vendit tonë për një proces pa probleme.
Në anën tjetër, edhe Komandanti i KFOR-it ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe është përmirësuar dukshëm.