Hoxhaj: VV tha tri të pavërteta për mua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: VV tha tri të pavërteta për mua

    Insajderi
    13 March 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj i ka quajtur “shpifje dhe fashizëm politik”, akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje për dallaveret që ai ka bërë kur ia ka dhënë një tender mikut të tij. Sipas Hoxhës,  akuzat e VV-së janë plot shpifje edhe kur përmendin kinse faktet e një marrëveshje të nënshkruar mes Luksemburgut dhe Kosovës në vitin 2011, e sipas Hoxhajt është bërë në vitin 2009.

    doku

    “Konferenca e sotme për shtyp, gjuha e tyre dhe qëllimet nuk janë asgjë tjetër veçse një fashizëm politik, i cili në mungesë të fakteve e ideve përpiqen të njollosin dinjitetin e gjithsecilit kundërshtar politik”, shkruan Hoxhaj në një reagim për media.

    Hoxhaj ka listuar tri të pavërteta që sipas tij i ka thënë VV-ja në konferencën e sotme.

    E pavërteta e parë është viti dhe përmbajtja e marrëveshjes që i referohen. Marrëveshja “Programi i mbështetjes së shëndetësisë në Kosovë, me shifrën KSV /014” është nënshkruar në vitin 2009, nga ish ministri i atëhershëm i shëndetësisë dhe dekretuar nga ish Presidenti. Kjo nuk ka të bëjë asgjë as me mua as me mandatin tim si ministër i Jashtëm. (Për hir të transparencës, gjeni të bashkangjitur marrëveshjen origjinale).

    E pavërteta dytë, vjen nga fakti që lëvizja Vetëvendosje e ndërlidh emrin tim si ministër i punëve të Jashtme me marrëveshje të nënshkruara nga Ministria e Shëndetësisë, për çka edhe në vetë reagimin e tyre përmendet “marrëveshja e tetorit 2012 e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë”.

    E pavërteta e tretë është ndërlidhja tendencioze që i bëjnë emrit të Ymer Shahinit me aktivitetin tim publik e politik për një marrëveshje të cilën as që e kam nënshkruar. Me një të lexuar në internet, e mëson se PRINTEC është kompani ndërkombëtare, dhe personi i lartpërmendur asnjëherë nuk ka qenë pronar apo aksionar i të njëjtës.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark