Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar, Donika Gërvallës, pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.
Hoxhaj ka thënë se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, siç u shpreh ai, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol.
Tutje, Hoxhaj është shprehur se logjika e diplomacisë, siç tha ai, së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si “tigër prej letre”.
“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre”, ka shkruar Hoxhaj.