Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët

    Insajderi
    13 September 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj në Strasburg, ka zhvilluar takime me eurodeputetët e partive politike të ndryshme evropiane, nga të cilët ka kërkuar mbështetje për liberalizmin e vizave.

    “Pata takime shumë përmbajtjesore me eurodeputetë, grupet parlamentare dhe raportues që e mbulojnë Kosovën dhe rajonin. I informova për angazhimin dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur të gjitha obligimet nga ana e jonë, në mënyrë që së shpejti të marrim rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

    “Mund të them se kemi një përkrahje të fuqishme nga eurodeputetët që Kosova së shpejti të udhëtojnë pa viza” ka thënë Hoxhaj.

    Hoxhaj, pritet të zhvilloj takim edhe me Komisionerin Dimitris Avramopolous dhe Sektarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,  Thorbjon Jagland. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark