Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Guyana të Amerikës Latine, ka takuar dy kryeministra të vendeve të Karaibeve.
Shteti St. Vincent dhe Saint Lucia ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Hoxhaj në takime të ndara me kryeministrat e tyre ka shtruar nevojën e njohjes dhe të përafrimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke e informuar në detaje për zhvillimet në Kosovë
“Kam zhvilluar dy takime shumë domethënëse për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur për njohje dhe Kosova çdo ditë po përfiton miq në të katër anët e botës. Është me rëndësi që të hapim sa më shumë dyer jashtë edhe kur ndonjëherë përballemi me pengesa e sfida dhe dyer që nuk hapen lehtë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj pas takimeve.
Hoxhaj ka udhëtuar për në Guyana, pas pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris./Insajderi.com