Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka thënë se MPJ-ja, aktivitetin e saj e ka fokusuar në rritjen e përkrahjes për Kosovën dhe agjendën e saj brenda institucioneve të BE-së.
Me këtë rast ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se në vin e ardhshëm planifikohet që Kosova të aplikoj për për statusin e vendit kandidat për anëtare të Bashkimit Evropian.
“Pas nënshkrimit të MSA-së është hapur rruga për t’u nënshkruar Marrëveshja Kornizë për qasje në Programet e BE-së, të cilat ndihmojnë për t’u përgatitur për anëtarësim dhe gjithashtu ndihmojnë institucionet dhe qytetarët të përfitojnë nga programet dhe të njihen nga afër me politikat dhe metodat e punës së BE-së”, deklaroi Hoxhaj.