Hoxhaj: Kosova nuk ka nevojë për Shqipërinë në bisedimet me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kosova nuk ka nevojë për Shqipërinë në bisedimet me Serbinë

    Insajderi
    14 October 2016 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, ku ndër të tjera janë prekur edhe çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ajo e kompleksit metalurgjik të “Trepçës”, ka reaguar ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

    Në një koment për “ART”-në maqedonase, Hoxhaj ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet mbështetja e Tiranës në dialogun që po zhvillon me Serbinë, pasi për këtë Prishtina gëzon mbështetjen amerikane dhe europiane. Sa i përket bashkëpunimit Tiranë-Beograd, kryediplomati kosovar thotë se kjo është çështje dypalëshe mes dy vendeve respektive.

    Hoxhaj shprehet gjithashtu se Shqipëria nuk është një aktor global, ndaj dhe nuk mund të luajë rol në raportet e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, gjë për të cilën sipas tij, Kosova kërkon ndihmën vetëm të Amerikës dhe BE-së, e të askujt tjetri.

    “Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj.

    Gjatë ditëve të fundit, në Serbi është ndalur për një vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pritur me shumë rezerva në Kosovë, jo vetëm mes mediave por edhe politikës zyrtare. Pothuajse njëzëri,ata kanë deklaruar se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark