Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për media të shtunën ka thënë se gjendja e qytetarëve të Kosovës dhe stafit diplomatit kë Turqi është e sigurt dhe MPJ ka qenë prej mbrëmë në shërbim të të gjithëve.
“Ne i kemi përcjell nga afër zhvillimet në Turqi. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me diplomatët tanë në Turqi të cilët janë në gjendje të sigurt. Ambasadat tona në Turqi u kanë ofruar informacione të dorës së parë qytetarëve të shumtë e veçmas pushuesve të cilët normalisht kanë qenë të shqetësuar. Deri më tani nuk ka qytetarë të prekur nga zhvillimet në Turqi” ka thënë Hoxhaj.
Numrat e telefonit të vënë në dispozicion nga Ambasada e Kosovës në Turqi janë:
+905309549504
+905311056391