Hoxhaj: Kurti në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot nuk e takon Ramën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj: Kurti në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot nuk e takon Ramën

    Insajderi
    06 July 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas refuzimit të Kurtit për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Ai në një postim në Facebook tha se Kurti po shpërfaqet në sjelljen e tij si “të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor”.

    “Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar  dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark