Hoxhaj në takimin vjetor të koalicionit anti-ISIS – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në takimin vjetor të koalicionit anti-ISIS

    Insajderi
    21 March 2017 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që të marrë pjesë në takimin vjetor të koalicionit anti-ISIS, njofton MPJ.

    Në një komunikatë për media, po ashtu thuhet se Ministri Hoxhaj ka pasur një agjendë të ngjeshur gjatë vizitës së tij dhe se do të ketë takime edhe në Kongres gjatë ditëve në vijim.

    Por sot, ai ka takuar një zyrtar të rangut më të ulët, Hoyt Yee, që është Zëvendës Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

    Në këtë takim, Hoxhaj ka thënë se SHBA mbetet mbështetës kryesor i Kosovës në proceset e integrimeve euro-atlantike, ndërsa ka theksuar se ka potencial për bashkëpunim edhe në fusha të reja të interesit të përbashkët.

    “Kemi biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, mbështetjen e parezervë të SHBA-së për njohje të reja për Kosovën, anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe zhvillimet më të fundit në rajon. SHBA-ja mbetet mbështetës dhe pikë reference për Kosovën kudo në botë dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe në shumë fusha të tjera ende të pa-eksploruara”, ka thënë Hoxhaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark