Hoxhaj nga New Yorku premton njohje për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj nga New Yorku premton njohje për Kosovën

    Insajderi
    18 March 2017 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e dytë të qëndrimit në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime me përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ku në fokus kanë qenë shtetet e CARICOM-it, të Afrikës, si dhe vendet e Azisë.

    Ministri Hoxhaj është shprehur optimist pas këtyre takimeve, ku ka thënë se shumë shpejt pret lajme të mira për njohje të reja

    “Kam pasur shumë takime me vendet e CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Jam optimist që shumë shpejtë do të kemi lajme të mira dhe njohje të reja për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

    Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e Francës, Senegalit dhe Egjiptit, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë, raportet e mira dhe hapjen  së shpejti të ambasadës së Kosovës në Senegal, e cila do të jetë ambasada e parë e Kosovës në Afrikë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark