Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka raportuar sot me dyer te mbyllura para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, ndërsa pas mbledhjes së këtij komisionit në një konferencë për media tha se Kosova nuk mund t’i ikë në asnjë mënyrë ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.
Ministri i Punëve të Jashtme tha po ashtu se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin do të vazhdojë të jetë kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Hoxhaj po ashtu ka folur edhe për idenë e tregut të përbashkët ballkanik.
Ai tha se Kosova është kundër kësaj ideje për treg të përbashkët ballkanik, pasi që pikat e kufitare të Kosovës duhet të jenë në Kaçanik e Jarinje e jo në Suboticë apo diku tjetër./Insajderi.com