Hoxhaj: Pas 24 shtatorit, Kosova duhet ta vendos sigurinë para normalizimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Pas 24 shtatorit, Kosova duhet ta vendos sigurinë para normalizimit

    Insajderi
    04 October 2023 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se Kosovës i duhet një politikë e re e sigurisë.

    Pas sulmit në Banjskë, ka thënë Hoxhaj, Kosova duhet ta vendos sigurinë para normalizimit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe për prioritet tjera që duhet t`i ketë Kosova në fushën e sigurisë.

    “Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së! Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real!”, ka shkruar Hoxhaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark