Hoxhaj pas ngjarjeve në veri: Serbia të heq dorë nga politika e Rusisë fashiste në Ballkan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj pas ngjarjeve në veri: Serbia të heq dorë nga politika e Rusisë fashiste në Ballkan

    Insajderi
    31 July 2022 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj pas ngjarjeve në veri ka thënë se Serbia duhet të heq dorë nga politika dhe praktika e hegjemonisë, si zgjatje e Rusisë fashiste në Ballkan!

    Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me mendje dhe me zemër është me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim!

    “Sot, me mendje dhe me zemër jam me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim! Serbia të heq dorë nga politika dhe praktika e hegjemonisë, si zgjatje e Rusisë fashiste në Ballkan! Sundimi i ligjit është normë themelore për çdo shtet demokratik. Reciprociteti dhe dialogu janë mjete të vetme demokratike të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Të ruhet qetësia dhe bazuar në rezonin politik, të jemi në mbrojtje të interesave shtetëror të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark