Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është në interes të Kosovës.
“Jemi në konsulta të brendshme për këtë çështje”, ka thënë ai.
Këto komente shefi i diplomacisë kosovare i bëri pas një takimi që pati sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O`Connell.
Ministri Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është duke kërkuar zvogëlim të Qeverisë.
Sipas tij, vendimi për ta bërë një gjë të tillë i mbetet kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli.