
Në një fjalim të gjatë para delegatëve të PDK-së në Konventën e Shtatë të jashtëzakonshme të kësaj partie, Enver Hoxhaj ka prezantuar një kronologji të ndryshimeve pozitive që sipas tij kanë ndodhur që nga koha kur PDK ka ardhur në pushtet në vitin 2007.
Ai ka thënë se në atë vit, PDK ka gjetur institucione qeveritare në baraka ndërsa nuk ka pasur as shkolla e spitale të mjaftueshme.
Hoxhaj ka thënë se në këto vite qeverisje të PDK-së, është rritur standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës, është përmirësuar arsimi, janë rritur pagat, ndërsa qytetarët tani mund të lëvizin lirshëm edhe në Evropë.
“Të gjitha këto rezultate kanë ardhur falë punës së Hashim Thaçit dhe lidershipit të PDK-së. Ne jemi shumë mirënjohës z. Thaçi për përmbushjen e një misoni historik. I dëshmojmë sukses që të fuqizojë edhe më shumë shtetin e pavarur të Kosovës,” ka thënë ai.
Në një fjalim të mbajtur para delegatëve të PDK-së, edhe Hajredin Kuçi falënderuar edhe ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për kontributin e tij në PDK/Insajderi.com