Enver Hoxhaj nga PDK, ka deklaruar se një përpjekje për afrim mes PDK-së dhe LVV-së do të ishte e kotë.
Kjo sepse sipas tij ka dallime marramendëse mes dy partive.
“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha”, tha Hoxhaj, për RTV21.
Ai tha se nëse partitë opozitare nuk arritën që ta kenë një qartësi se cili është interesi nacional i Kosovës në qershor të 2024, nuk mund të krijohet një platformë e përbashkët opozitare.
Hoxhaj tha se interes aktualisht do duhet të ishte një platformë e anëtarësimit në NATO, parandalimi i migrimit, i cili sipas tij është masiv.