Hoxhaj pranoi notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj pranoi notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi

    Insajderi
    25 March 2017 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se e ka marrë notën origjinale të njohjes se pavarësisë se Kosovës nga Bangladeshi.

    “Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi, e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së jashtme me 113 letrat e tjera të njohjeve” ka shkruar Hoxhaj në rrjetin Facebook.

    Më 27 shkurt të këtij viti, autoritetet thanë se Bangladeshi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark