Hoxhaj: Me premtuan shumë njohje për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Me premtuan shumë njohje për Kosovën

    Insajderi
    24 November 2016 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se ka marrë premtim nga 20 vende për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Ministri Hoxhaj gjatë Samitit të Frankofonisë, ka takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme duke lobuar tek ata për njohjen e Kosovës.

    “Gjatë këtyre dy ditëve të Samitit të Frankofonisë kam takuar rreth 20 vende jo njohëse dhe nga ministrat e tyre kam marrë zotim se këto shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

    Hoxhaj ka thënë se “njohja ndërkombëtare është një proces i vështirë, i cili kalon në faza të ndryshme, dhe që ka ngritjet dhe rëniet e veta”.

    “Jam shumë i sigurt që gjatë javëve të ardhshme do të ketë lajme pozitive për Republikën e Kosovës. Qëllimi jonë është që jo në pafundësi të kemi një betejë ndërkombëtare për njohjen e Kosovës por të arrijmë që 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së ta njohin Kosovën në mënyrë që kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare të ketë numër të mjaftueshëm të votave”, ka shtuar Hoxhaj.

    Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Frankofonisë, ku Kosova është shtet anëtar vëzhgues që nga viti 2014, Hoxhaj ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të kësaj organizate, dhe shumë ministra të Jashtëm dhe udhëheqës të delegacioneve që e kanë njohur Kosovën dhe ato mosnjohëse./Insajderi.com

    h1

    h2

    h3

    h4

    h5

    h6

    h7


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark