Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia është bërë shumë agresive në raport me Kosovën. Sipas tij, atë ka filluar ta pengojë pothuajse kudo prania e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së nuk paraqet fare problem për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përkundrazi, ai ka thënë se katër nga këto vende tashmë e kanë njohur pasaportën e Kosovës, proces ky i cili, siç është shprehur ai, e ndihmon mjaft liberalizimin.
“Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga këto vende nuk ka qenë asnjëherë problem për liberalizmin e vizave apo kusht i vënë. Përkundrazi, përmbushja e kritereve të brendshme për Kosovën është kushti evropian”, ka deklaruar Hoxhaj gjatë një interviste për “Zërin”.
Hoxhaj më tej ka thënë se, së fundmi ka marrë përkrahje edhe nga vendet e Vishegradit për proceset euro-integruese të Kosovës.
Ai ka folur edhe rreth Marrëveshjes për Qasjen në Programet e Bashkimit Evropian, me ç’rast ka konsideruar se kjo marrëveshje është shembulli tipik i një qasjeje të re në politikën e jashtme të Kosovës.