Hoxhaj ka deklaruar se ato janë të pavërteta dhe të dëmshme për bashkëpunimin rajonal në Ballkan.
Përmes rrjetit social ‘Twitter’ Hoxha ka thënë se është tmerruar nga komentet “nxitëse, ndërhyrëse, dhe të pavërteta të Lavrovit mbi Kosovën”.
“Qëndrimet e Ministrit të Jashtëm rus janë të dëmshme për bashkëpunimin dhe dialogun rajonal” ka thënë Hoxhaj.
Ndërkohë nuk kanë munguar as kritikat ndaj palës serbe, teksa i ka sugjeruar të vendosin nëse duan të bashkëngjiten me palën ndërkombëtare apo të vazhdojnë t’i mbesin besnik Rusisë.
“Serbia duhet të vendos nëse do t’i bashkëngjitet bashkësisë ndërkombëtare demokratike apo ta përafrojë besnikërinë e saj ndaj Rusisë dhe shteteve jo-demokratike” ka shtuar Hoxhaj.