Hoxhaj takon përfaqësuesit e vendeve që s’e kanë njohur Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj takon përfaqësuesit e vendeve që s’e kanë njohur Kosovën

    Insajderi
    17 March 2017 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar agjendën e tij të lobimit për njohje të reja për Kosovën.

    Në kuadër të agjendës lobuese, në ditën e parë të qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edward Nalbandian dhe ambasadorët e akredituar në OKB, të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

    “Duke i informuar për arritjet e Kosovës në shtet ndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre shteteve që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

    Sipas po këtij njoftimi, kryediplomati kosovar përveç kërkesave për njohje ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit me këto vende në fushat e interesit të përbashkët.

    “Në ditën e parë të vizitës sime në New York, në takimet që zhvillova, kam kërkuar nga përfaqësuesit e shumë vendeve jo-njohëse ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe u kam shprehur interesimin për bashkëpunim jo vetëm në rrafshin bilateral por edhe në fushat e tjera të interesit të përbashkët. Qëllimi ynë është që ta rrisim numrin e njohjeve për Kosovën, gjë e cila do të na e lehtësojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare në rast të aplikimit”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

    Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e vendeve mike, të Francës dhe Italisë si dhe udhëheqësit e Kongresit Botëror të Hebrenjve.

    Hoxhaj pas takimeve të tjera në New York do të ketë vizitë edhe në Washington.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark