Hoxhaj thotë se një shtet ka marrë vendim për njohje të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj thotë se një shtet ka marrë vendim për njohje të Kosovës

    Insajderi
    28 December 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së shpejti pritet të shtohet për një numri i shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Mirëpo, ai nuk ka bërë publik edhe emrin e shtetit, pasi siç ka thënë Hoxhaj një gjë e tillë do bëhet me kohë dhe në ujdi të plotë me ministrin e jashtëm të shtetit në fjalë.

    Fjalët që i tha ministri Hoxhaj në një intervistë në fund të muajit nëntor siç duket tani po jetësohen. Kjo për shkak se pas njohjes që i erdhi vendit tonë nga Singapori, po pritet edhe zyrtarizimi i njohjes tjetër.

    Hoxhaj për Gazetën Metro paralajmëroi njohjen e re, duke dhënë kështu edhe më shumë detaje për njohjen që erdhi nga shteti aziatik, Singapori.

    “Sa i përket një njohjeje tjetër të paralajmëruar për në dhjetor, mund t’ju them se ne veçse e kemi emrin e shtetit që e ka njohur Kosovën, mirëpo shpallja e kësaj njohjeje do të bëhet në koordinim të plotë me ministrin e jashtëm të shtetit në fjalë”, ka bërë të ditur ai.

    Ai përmendi edhe zotimet që i bëri me marrjen e mandatit, në qershor të këtij viti, kur postin atij ia liroi ish-lideri i PDK’së, tani Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Me të marrë mandatin në qershor, kam paralajmëruar 2-3 njohje deri në fund të vitit, njërën prej të cilave e kam thënë se do të vijë nga një vend aziatik. Pikërisht e kam pasur fjalën për Singaporin. Në fakt unë e kam kuptuar lajmin për njohje nga Singapori që në shtator të vitit 2016, mirëpo pastaj në koordinim me ministrin e jashtëm të Singaporit kemi vendosur për datën e shpalljes, e cila siç e dini ka qenë më 1 dhjetor 2016”, ka thënë ai.

    Hoxhaj tregoi edhe synimin e Ministrisë së Jashtme lidhur me njohjet, duke rikujtuar rëndësinë që kanë ato njohje që vien nga shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkura (OKB).

    “Natyrisht, sa i përket procesit të njohjes në kemi një synim të matshëm. Qëllimi ynë është që në dy tri vitet e ardhshme të arrijmë të marrim njohje nga dy të tretat e numrit të përgjithshëm të shteteve anëtare të OKB-së, që janë të domosdoshme që në çdo iniciativë – për anëtarësim në organizata ndërkombëtare t’i kemi votat e sigurta”, ka përfunduar Hoxhaj.

    Ndryshe, diplomacia kosovare kohët e fundit nuk kaloi edhe aq ditë të mira. Duke sjellë ndër mend dështimin e anëtarësimit në UNESCO, nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, si dhe faktin që këtë vit pavarësinë e Kosovës e njohën vetëm dy shtete, Singapori dhe Republika e Surinamit, ndërsa në vitin 2015 vetëm një sosh, Antigua dhe Barbuda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark