×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Huawei ka filluar të shfaqë reklama në ekranet e mbyllura të telefonave të zgjuar

    Insajderi
    17 June 2019 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania kineze e prodhimit të telefonave Huawei, ka filluar të shfaqë reklama të rezervimeve për Booking.com, në ekranet e mbyllura.

    Android Police raporton se kjo iu ka ndodhur përdoruesve telefonave të zgjuar, që kanë modelet P30 Pro, P20 Pro, P20 P20 Lite apo Honor 10, të cilët jetojnë në Britani të Madhe, Holandë, Irlandë, Afrikën e Jugut, Norvegji dhe Gjermani, transmeton Telegrafi. Duket se Huawei e ka futur këtë reklamë, në sistemin e fotografisë së ekranit dhe të gjithë ata që nuk e ndryshojnë fotografinë, do të vazhdojnë ta shohin.

    Shlyerja e imazhit të sfondit dhe ndryshimi i fotografisë që është vendosur si e përhershme, e largon menjëherë.

    Duke mos pranuar se e kanë bërë me qëllim, zyrtarë nga Huawei kanë thënë se i kanë larguar këto reklama nga serverët dhe po punojnë që të zbulojnë se si ndodhi.

    Mirëmbajtësit e Huawei shpërndanë reagimin e një përdoruesi në Twitter, duke kërkuar falje dhe treguar se si mund të largohet reklama, që ishte për një agjenci turistike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark