Huawei ka shitur 200 milionë smartfonë që nga fillimi i 2019 - Insajderi
×
Teknologji

Huawei ka shitur 200 milionë smartfonë që nga fillimi i 2019

Insajderi
23 October 2019 - 22:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Huawei kaloi një 2019 sfiduese për shkak të sanksioneve Amerikane të cilat po ndikojnë në shitjen e smartfonëve por edhe në industrinë e telekomunikacionit.

Ende kjo nuk ka penguar prodhuesin Kinez të kalojë një tjetër vit rekord. Kompania tha se ka shitur 200 milionë smartfonë globalisht në 2019. Vitin e kaluar kompania arriti këtë objektiv 64 ditë më vonë sesa në 2019.

Sanksionet Amerikane të vendosura në Maj nga Shtetet e Bashkuara do të thotë se telefonët Huawei nuk mund të përdorin shërbimet mobile të Google. Ky ndalim u ndie me Huawei Mate 30 i cili pati një debutim të kufizuar jashtë Kinës për shkak se nuk vinte me aplikacionet e Google përfshirë këtu edhe Play Store.

Volumi i shitjeve kryesisht po vjen nga performanca në Kinë ku shërbimet dhe aplikacionet e Google nuk përdoren. Gjithashtu mund ti atribuohet edhe performancës së mirë globale në tre mujorin e parë ende pa hyrë në fuqi sanksionet.

Kompania ka edhe dy muaj për të shkuar drejt fundit të vitit dhe shitjet e smartfonëve pritet të jenë akoma më të larta. Analistët po pyesin nëse Huawei mund të arrijë objektivin e 300 milionë smartfonëve të shitur pa sanksionet Amerikane, diçka që duket një mision i pamundur. /PcWorld Albanian


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark