“Nuk e kuptoj pse duhet të kemi nevojën e një smartwatch kur të gjitha që na duhen i kemi në smartphone”. Kjo është deklarata e Eric Xu, administratorit aktual të Huawei mbi nevojën e orëve “smart”.
Kompania kineze, një nga shitësit e mëdhenj të smartphone në botë, prodhon edhe smartwatch.
Duke folur në Analyst Summit 2017 të Huawei, sipas Forbes, menaxheri i është përgjigjur pyetjes së një analisti që e ka pyetur nëse smartphone po vdesin për shkak të teknologjisë së veshur të së ardhmen që do të jetë tek syzet dhe bluzat.
“Nuk jam një njeri që mbaj orë dhe nuk kam qënë kurrë optimist për këtë treg”, ka thën Cu, një nga tre administratorët e Huawei që alternohen në timonin e shoqërisë çdo 6 muaj.
“Në fakt nuk e kam kuptuar kurrë pse duhet të kemi nevojë për një smartwatch kur gjithçka që na duhet është tek telefonët tanë”, vijoi ai.