×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    “Huawei” ndëshkon punonjësit sepse kanë përdorur “iPhone”

    Insajderi
    05 January 2019 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi kinez i smarfonëve “Huawei” ka sanksionuar dy punonjës që kishin përdorur “iPhone”, smartfoni i prodhuar nga rivali i tij i madh amerikan “Apple”, për të publikuar mesazhe në profilet “Twitter” të kompanisë, sipas burimesh të brendshme.

    Ky incident ka ndodhur më 1 janar, kur kompania publikoi urimet e Vitit të Ri që i drejtoheshin abonentëve të saj në rrjetin social.

    Mesazhi “Happy #2019” i nxjerrë nga “Huawei” shoqërohej me një shënim të vogël që tregonte se ishte dërguar nga “Twitter për iPhone”.

    Marques Brownlee, një youtubër i famshëm amerikan, bëri një fotografi dhe e shpërndahu me tre milionë ndjekësit e tij. Menjëherë pas shpërhapjes së informacionit, firma kineze e fshiu mesazhin origjinal, shkruan atsh.

    I punësuari që bëri këtë gabim dhe kreu u marketingut në internet u gjobitën me 640 euro për shkak të impaktit negativ që kishte ky incident.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark