Huawei është duke elaboruar lançimin e sistemit operativ vetëm në Android i ndalohet përgjithnjë telefonëve dhe konsumatorëve të kompanisë
Huawei raportohet se është pranë regjistrimit dhe licencimit të sistemit operativ të ri të quajtur “Hongmeng” në Peru.
Kjo lëvizje e gjigantit të teknologjisë vjen në një kohë kur përballet me sanksionet Amerikane të cilat ja ndalojnë përdorimin e teknologjisë së kompanive si Microsoft, Intel, Qualcomm dhe Google.
Maujin e kaluar Google vendosi ti ndërpresë kompanisë përditësimet e Android.
Telefonët e Huawei aktualisht punojnë me një version të Google Android dhe kompania është shprehur që nuk ka plane të menjëhershme për të lançuar sistemin operativ Hongmeng.
Huawei është duke elaboruar lançimin e sistemit operativ vetëm në Android i ndalohet përgjithnjë telefonëve dhe konsumatorëve të kompanisë.
Në fillim të kësaj jave u raportuar se Huawei kishte filluar të ftojë zhvilluesit të publikojnë aplikacionet e tyre në dyqanin App Gallery.
Një aplikim marke për Hongmeng u bë në Institutin Kombëtare të Perusë për Mbrojtjen e Konkurrencës së Lirë dhe Pronësisë Intelektuale sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Nga ana tjetër Google ka paralajmëruar administratën Trump dhe bllokimi i Huawei vë në rrezik sigurinë kombëtare Amerikane. Ndërsa Huawei tha se i duhet më shumë kohë për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonë. Ditën e djeshme u tha se Google ka shtyrë debutimin e laptopit të ri.