×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

    Insajderi
    26 May 2019 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Huaweit i është ndaluar të jetë anëtar i SD Association, grupit përgjegjës për standardizimin e kartave SD dhe microSD.

    Ky ndryshim do të thotë se kompania nuk mund të ofrojë më produkte me markën zyrtare SDA dhe do të përjashtohet nga vendosja e standardeve të reja. SD Association konfirmoi se Huawei është larguar nga grupi në përgjigje të urdhrit ekzekutiv amerikan.

    Javën e kaluar Departamenti amerikan i Tregtisë, ju ndaloi kompanive amerikane të bëjnë biznes me Huawei dhe 70 filialet e saj.

    Kompanisë i ndalohet të pranojë pajisje dhe teknologji por edhe financim pa aprovimin e qeverisë. Urdhri i ri i bashkohet ndalimit të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump për përdorimin e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei nga operatorët celular dhe fiks në SHBA. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark